Në kërkim nga Italia, arrestohet në stacionin e trenit në Gjermani i riu shqiptar. Ja çfarë ju gjet gjatë kontrollit

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është vënë në pranga nga policia Gjermane.

Sipas mediave gjermane, mësohet se i riu shqiptar është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë, në një stacion treni në Kaldenkirchen.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij si pasagjer, efektivët kanë kuptuar që i shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi, për krime pronësie.

Raportohet se gjatë kontrollit fizik të shqiptarit, oficerët gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij.

Më pas shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm.

I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgimin e policisë federale derisa të konsultohet me Prokurorinë Publike të Dyseldorfit për t’u sjellë para Gjykatës së Qarkut Krefeld.

Artikulli paraprakImzot Angelo Massafra dorëhiqet si Arqipeshkv/ Mesazhi i tij: E papranueshme që shumë katolikë janë në burgje për trafikim droge!
Artikulli tjetërVetëm 6 humbje në 50 ndeshje, Tajson tregon boksierin e vetëm që mundi të përballonte grushtet e tij