Në flakë Kopështi i fëmijëve në Tiranë

Një banesë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Këto pamje tregojnë momentet kur flakët përpijnë çatinë e banesës.

Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz.

Mësohet se godina shërbente si kopsht privat.

Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur banorë dhe kureshtarë, ndërsa zjarrfikësja po punon për fikjen e flakëve.

“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjárr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Pólicisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Artikulli paraprakSkandal! 3 muaj restoranti i mbyllur, OSHEE i faturon energji sikur ka punuar 16 orë në ditë!
Artikulli tjetërTubimi në Fier/ Aktori i njohur: Kemi ministër të Brendshëm një pjatë xaxiqi dhe kryeministër që shet fëmijën për 3 lekë