Në Ambasadën shqiptare në Greqi, aty ku ferrit nuk i shpëton njeri…

Situata vijon të mbetet kaotike në ambasadën shqiptare në Greqi, ku ka pasur shpesh herë ankesa për funksionimin dhe mënyrën si po i menaxhon problematikat në këtë kohë pandemie. Pamjet shqetësuese të publikuara nga gazetari Shpëtim Zinxhiria në rrjete sociale tregojnë momentin kur njerëzit nuk respektojnë rregullat e Covidit dhe janë krijuar radhë të gjata për rinovimin e pasaportës.

“Sot pamje te tjera nga e famshmja ambasada atje ku ferrit nuk i shpëton njeri. Shikojnë sasinë dhe lënë pasdore cilësinë, distancën sociale apo vendosjen e maskave. Po nuk u larguan dipllomatet dhe zevendësimi tyre me njerëz te përgjshëm këto avaze do te kemi o zoti Agron Tare.

Nga 7 muaj qe pret emigranti per te rivonuar pasaporten ju thoni do ta coni afatin ne 15 ditë Zoti ju ndigjoftë dhe ju bekoftë në zgjidhjen e ketij problemi disa vjeçar që ende po torturon emigrantet”, shkruan Zinxhiria në Facebook.

Artikulli paraprakMandati i tretë jemi ne!
Artikulli tjetërDenoncimi: Pagat e luftës shkojnë në xhepat e drejtorëve të Tatimeve!