“Në 5 vite perceptimi për korrupsionin ka lëvizur 1%”, Lami: SPAK s’duhet lënë vetëm

Analisti dhe politologu Roland Lami është shprehur se në 5 vite perceptimi për korrupsionin ka lëvizur me 1 % dhe kjo sipas tij do të thotë se ka një problem sistematik në Shqipëri që lidhet me sistemin.

Komentet Lami i bëri në “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se SPAK nuk duhet lënë i vetëm në luftën kundër korrupsionit, pasi sipas tij, nuk ka as tagrin dhe mekanizmat për ta bërë këtë.

Ai foli edhe për atakimin e të rinjve me korrupsionin që tha se është shumë i ulët dhe sipas tij ata e marrin informacionin përmes rrugëve të tjera që mund të jenë edhe propaganda.

“Elementi i parë ka të bëjë me të dhënën që është interesante që në 5 vite perceptimi për korrupsionin ka lëvizur 1 %. Do të thotë që ne kemi një problem sistematik që lidhet me sistemin. SPAK nuk mund të korrigjojë të gjithë sistemin.

Nuk i ka as mekanizmat, as forcën për t’i bërë. Nëse SPAK lihet si violin e parë ose e vetme dhe nuk shoqërohet me orkestrën për të luftuar korrupsionin, nuk e ndryshon nivelin e korrupsionit. Besimi mund të zerohet.

Elementi tjetër është që të rinjtë e shohin sistemin nga jashtë, të rinjtë nuk janë të angazhuar në sistem dhe duke mos qenë të angazuar në sistem atakimi me korrupsionin është shumë ulët dhe gjithë informacionin e merr përmes rrugëve të tjera që është propagandë, apo mungesë informacioni”, tha Lami.

Artikulli paraprak“I korruptuari perceptohet si i zoti”, Qiraxhi: Ndikon klima e pandëshkueshmërisë
Artikulli tjetërInceneratori i Tiranës/ PD, Bejko: Mbështesim SPAK dhe gjyqësorin. Rrjetës së drejtësisë nuk duhet t’i shpëtojnë peshkaqenët e mëdhenj