“I korruptuari perceptohet si i zoti”, Qiraxhi: Ndikon klima e pandëshkueshmërisë

Aktivisti Mirgen Qiraxhi është shprehur se në Shqipëri i korruptuari perceptohet si një njeri i aftë dhe i zoti dhe i pakorruptuari perceptohet si një njeri i paaftë.

Komentet Qiraxhi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se në këtë perceptim ndikon korrupsioni i lartë në vend dhe klima e pandëshkueshmërisë gjatë këtyre viteve.

“Sigurisht që është e kuptueshme që ne jemi një vend me korrupsion. Edhe TI na ka nxjerrë në mënyrë tradicionale një vend të renditur mes vendeve më të korruptuara të botës. Nëse e shoqëron një vend me korrupsion edhe me klimën e pandëshkueshmërisë të këtyre viteve, atëherë i korruptuari del model.

I korruptuari në shoqëri perceptohet si njeri i zoti, i forti, i afti, i zgjidhi punë familjes, ndërsa i pakorruptuari perceptohet si njeri i mbaruar, nuk i doli zot familjes, iu dha mundësia dhe iku i varfër. Në këtë situatë ndërthuren, edhe klima që ti ndërton modele nën klimën e korruptionit. Shqipëria vendi i dytë për numrin e ligjeve të porositura pas Turqisë”, është shprehur Qiraxhi.

Artikulli paraprakQytetarët mendojnë se përgjegjësia për korrupsionin është në nivelin e lartë!
Artikulli tjetër“Në 5 vite perceptimi për korrupsionin ka lëvizur 1%”, Lami: SPAK s’duhet lënë vetëm