Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta/ ISKK promovon librin “Biri i Armikut” të Nebil Çikës

ISKK promovoi sot librin “Biri i Armikut” të gazetarit, publicisit dhe një prej drejtuesve dhe zërave më të fortë antikomunistë, Nebil Çikës.

Promovimi u zhvillua në prani të familjarëve, kolegëe dhe miqve të tij në njëvjetorin e largimit të tij nga kjo botë.

Drejtori Ekzekutiv i ISKK, Çelo Hoxha, duke theksuar veprimtarinë e Nebil Çikës, u shpreh se ai ishte një gur i rëndësishëm në rrugëtimin për të gdhendur të vërtetën e shoqërisë shqiptare në të shkuarën gjatë diktaturës komuniste.

Ligjëruesit në takim, Brahim Shima, Roland Bejko, Artan Murrizimi e Lavdërim Lita, folën për për kontributin e tij në media, politikë dhe në mbështetjen e kauzës së ish të përndjekurve komunistë.

Në fund, familjarët e Çikës shprehën falënderimin për ISKK, për organizimin e aktivitetit që ishte njëkohësisht edhe në përkujtim të largimit të tij nga kjo jetë!

FB IMG 1713019553698

FB IMG 1713019557948

FB IMG 1713019561038

FB IMG 1713019563873

FB IMG 1713019569048

FB IMG 1713019580663

Artikulli paraprakBasha: Ja ku dallon marrëveshja e 17 majit nga ‘pazari’ PS-Rithemelimi
Artikulli tjetërGazetarët e RAI në revoltë: Nuk jemi megafon i qeverisë