Basha: Ja ku dallon marrëveshja e 17 majit nga ‘pazari’ PS-Rithemelimi

Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha tregoi dallimin e marrëveshjes së 17 majit 2017 që ai bëri me Edi Ramën me pazarin që ai e quan mes PS-së dhe Rithemelimti së fundmi.

”Marrëveshja e 17 majit u përshëndet nga të gjithë. Me një google search i gjen lehtësisht, sa të eksituar ishin pavarësisht se unë isha skeptik, por ata ishin shtyrësit kryesor të kësaj marrëveshjeje.

Pastaj i dolën kundër sepse nuk ishin në listat e deputetëve. Marrëveshja u publikua në orën 5 pasdite. Pazari është diçka tjetër, është sekret. Në një ambient të hapur fjala qarkullon.

Dhe pa diskutim që këto përpjekjet e eksponentët e PS lidhur me Sali Berishën, nuk janë gafa janë pjesë e një mendësie. Pasi Rama projekton tek fati i Sali Berishës, fatin e vet.

Është pazari i individëve për hallet e tyre. Bëhet për interesat e tyre dhe i kundërvihet interesave absolute të shqiptarëve. Ky është ndryshimi bardh e zi nga një marrëveshje politike.

Marrëveshjet politike duhet të jenë transparente. Kjo kulturë e marrëveshjes transparente është përbaltur nga këta njerëz. Ne jemi kundër kësaj”, tha Basha.

Artikulli paraprak“Vepra e Nebil Çikës bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet nga e keqja”/ Basha përkujton gazetarin e njohur në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta
Artikulli tjetërNë 1-vjetorin e ndarjes nga jeta/ ISKK promovon librin “Biri i Armikut” të Nebil Çikës