Ndryshimet statutore në PD

Aplikimin e praktikës së votimit “një anëtar një votë” edhe për drejtuesit e Grupseksioneve. Përfshirja e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Vendosjen e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. garancitë për Kolegjialitetin dhe Transparencën në vendimmarrre e organeve të Partisë. Ngritjen e “Kolegjit të Kryetarëve”. Zvogëlimin e Kryesisë së PDSH dhe Kryesisë së Degës. Garantimi i karrierës
1- Afrimi i vendimmarrjes tek anëtarësia.
Draft-statutiparashikon:
– Aplikimine praktikës së votimit “një anëtar një votë” edhe për drejtuesit e Grupseksioneve; Anëtarësia të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe sekretarin e seksionit, por edhe kryetarin e Grupseksionit. Ky është një avancim i rëndësishëm i aplikimit të këtij parimi. Ka pasur propozime që kjo praktikë të aplikohet edhe për Kryetarin e Degës.Por, në kushtet e sotme, niveli i grupseksionit është më i përshtatshëm për të aplikuar këtë parim/praktikë.
– Përfshirja e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.Kryesia dhe Këshilli Kombëtar marrin vendimin përfundimtar për kandidaturat për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi të kenë kaluar në procesin e konsultimit të antarësisë.
2- Demokracia e brendshme dhe funksionimi i partisë.

Për këtë draft-statuti parashikon:
– Vendosjen e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Në draft-statut, me një nen të veçantë ( Neni 10) parashikohet parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancisë mbi kontrollin e procesit zgjedhor
– Po kështu në statut janë parashikuar në mënyrë të zgjeruar garancitë për Kolegjialitetin dhe Transparencën në vendimmarrre e organeve të Partisë. (Neni 9, pikat 4 dhe 5)
– Draft-statuti vendos kriteret bazë të avancimit në karrierë që respektojnë kohëzgjatjen e anëtarësimit, kontributin në fushata zgjedhore dhe në aksionet politike të partisë, pastërtinë e figurës etj. Për funksione të veçanta politike parashikohen kritere të posaçme nenet 36 dhe 38 (Kryetari dhe Sekretari i degës)
– Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni i Apelimit. Për këtë draft-statuti parashikon ngirtjen vetëm në nivel qëndror të këtij Komisioni (Neni 66), si dhe qartëson fushën e kompetencës së tij.
– Ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Seleksionimit të Kandidatëve për deputetë. Komisioni do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Ky Komision do të shërbejë për shpalljen e kritereve minimale për kandidaturat që propozohen apo vetëshpallen; për pritjen dhe administrimin e kandidaturave; për verifikimin dhe filtrimin paraprak sipas kritereve dhe profilit publik dhe politik të kandidatit; për listimin e tyre sipas zonave / Degëve / KZAZ-ve ku pretendojnë të garojnë.

Draft-statuti garanton që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë: i hapur për propozime; i bazuar në kritere ta shpallura; transparent dhe me kohën e domosdoshme; i bazuar në konsultimin e antarësisë së PDSH; në respekt të kritereve të karrierës në parti; dhe i votuar përfundimisht në Këshillin Kombëtar.
3- Zgjerimin e kopetencave të Këshillit Kombëtar
Për këtë në draft-statut parashikohet që
– Këshilli Kombëtar do të ketë mundësi që të propozoj kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari apo Kryesia për funksione që janë brenda kompetencëssëKëshillit.Propozimet alternative bëhen mbi një mbështetje paraprake të konfirmuar jo më pak se 15% të numrit të anëtarëve të Këshillit;
– Këshilli Kombëtar do të ketë Kompetencën të votojë Anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Komisionit Zgjedhor dhe Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Kjo kompetenca në statutin ekzistues i takonte Kryesisë.
– Këshilli Kombëtar do të ketë kompetencën e miratimit të marrëveshjeve politike para dhe pas zgjedhore.
4- Efektiviteti i funksionimit të strukturës së partisë.
Në statutin e ri të parashikohet:
– Forcimi i rolit, funksioneve dhe përgjegjësivetë Kryetarit të Grupseksionit. Pas zgjedhjes sipas praktikës “një anëtar një votë” Kryetari i grupseksionit do të jetë automatikisht anëtar i Kryesisë së Degës, si dhe i jepet kompetenca që, mbi bazën e performancës, t’i propozojë Kryesisë së Degës shkarkimin dhe komandimin e Kryetarit të Seksionit.
– Kryesia e Degës do të jetë mbi bazat e funksioneve, Kryesia e degës do të përbëhet nga Kryetarët e Grupseksioneve të Degës, nga Sekretari i Degës që emërohet nga Kryesia Qëndrore, si dhe nga Nënkryetarët dhe Sekretariati Funksionalqëzgjidhet nga vetë Kryesia. Sekretariati funksional do të jetëi kufizuar, vetëm katër sekretarë që do të mbulojnëtë njejtat fusha si sekretarët funksionaolë në Kryesinë e PDSH.

– Performancën si kriter vlerësimi. Në statut është vendosur parashikimi i performancës si kriter vlerësimi. Mbi këto kriter të bazohen propozimet për promovim apo për shkarkim të funksionarëve politikë. Neni 11 (Llogaridhënja dhe vlerësimi i performacnës)
– Ngritjen e “Kolegjit të Kryetarëve”, i përbërë nga kryetarët e Degëve, shoqëruar me funksionet përkatëse. Kjo trupë politike ka funksionuar shumë mirë sidomos në shqyrtimin e nismave dhe aksionit politik të partisë dhe në ndjekjen dhe zbatimin e detyrave në territor. Kjo praktikëtashmë rregullohet me parashikimet statutore. Neni 58.
– Zvogëlimin e Kryesisë së PDSH dhe Kryesisë së Degës
i) Kalimi nëKryesitë e Degëve mbi bazën e funksioneve. (Neni 35)Rritefektivitetin, mundëson ndarjen e qartë tëdetyrave dhe mbajtjen e përgjegjësive konkrete.
ii) Kryesia qëndrore propozohet të jetë më e vogël në numër dhe të përbëhet nga: Kryetari i Partisë, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretarët Funksionalë të cilët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar mes dy kandidaturave alternative që propozon Kryetari i Partisë, si dhe nga 15 anëtarë të tjerë që dalin më të votuar nga një listë shumëemërore, që i propozohet Këshillit Kombëtar nga Kryetari i Partisë.
5 – Çështje të tjera etike / politike
Në draft-statut janë parashikuar:
– Theksimi i parimeve ideologjike dhe vlerave themelore politike të PDSH – Në nenet 2 dhe 3, janë përfshirë deklarime të qarta për bazën ideologjike të djathtë të partisë, si dhe vlerat themelore politike liria, demokracia, dinjiteti i individit, besimi zoti, mbrojtja e vlerave të familjes tradicionae, shenjtëria e pronës, misioni dekomunistizues, etj.
– Pastërtia e Figurës–Në draft-statut parashikohet në mënyrë të zgjeruar roli dhe funksionimin i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, si dhe parashikohen parimet dhe standartet që duhet të përmbajë rregullorja e tij. Përbërja dhe Rregullorja e Komisionit të Etikës të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Rregullorja e funksionimit dhe standarteve etike e këtij komisioni të vendos si nivel minimum detyrimet ligjore për dekriminalizimin, lustracionin dhe pastërtinë e figurës.
– Garantimi i karrierës – Në rregulloren e brendshme të parashikohen kriteret minimum të karrierës që duhet të përmbushë çdo kandidat për funksione politike në parti. Këto kritere duhet që të kenë referencë kohëzgjatjen e antarësimit, kontributin në fushata elektorale, aktivizmin në jetën politike dhe publike të vendit.

Artikulli paraprakIshulli Ellis, aty ku filloi ëndërra amerikane e imigrantëve shqiptarë
Artikulli tjetërShpërthim tritoli në banesën e një zyrtari të lartë në Fushë-Krujë