Ndreca, tendera 1.7 milionë euro për pajisje dhe mobilje në MASH

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, akuzohet për vjedhjen e miliona lekëve me tenderat. Vetëm në muajin maj, Ndreca ka zhvilluar 2 tendera për blerje pajisje hardere, 1 milion euro, si dhe tenderi për laboratorët 750 milionë lekë. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një zyrtar i Ministrisë së Arsimit. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan, Sekretari i Përgjithshëm i mafies së MAS, Plarent Ndreca nuk ka të ndalur në vjedhje!
“Zyrtari dixhital denoncon aferat e pista korruptive më të fundit të Plarent Ndrecës në tendera që shkojnë miliona euro blerje pajisje, rikonstruksion shkollash, etj., etj. I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit t’i ndalë vrullin e papërmbajtur të vjedhjeve këtij mafiozi. I bëj thirrje KLSH të kontrollojë me përparësi veprimtarinë e tij korruptive!”, shkruan Brerisha, duke publikuar të plotë mesazhin e zyrtarit të Ministrisë së Arsimit.
“Përshëndetje, dua t’ju informoj në lidhje me pjesën më të zezë së MAS që ka një emër Plarent Ndreca. Në datë 22 maj protokollon një urdhër KVO për blerje mobiljesh. Në këtë moment ja keni ngecur hajnin në fyt. Një tender të projektit Bit blerje pajisje hardere, 1 milion euro, laboratorët 750 milionë lekë dhe dy rikonstruksione shkollash. Për momentin është KLSH në MAS. Ju lutem bëjini thirrje të hetojnë siç është për t’u hetuar, sepse një idiot si ky ka lënë gjurmë pafund në kriteret dhe specifikimet teknike, duke lënë gjurmë me shkrimin e vet 1 vit më parë me pullat me hologramë. Ka një shkelje të paparë, duke paracaktuar firmën fituese. Në datë 22 maj kanë tentuar të hapin një kolegj francez, duke dhunuar psikologjikisht specialistët e Arsimit të Lartë. Grupi që kanë bërë batërdinë në MAS: Alqi Kushi, Erzen Tola, Mirela Bimo dhe Zamira Gjini”, shkruan zyrtari i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ministria e Arsimit njoftoi dje pezullimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndrecën. Gjithashtu ditën e hënë, ministrja Mirela Karabina ka bërë edhe një denoncim për të në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Në njoftimin për shtyp thuhej se, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për Plarent Ndrecën, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj Ministrie. Ndreca akuzohet për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.
Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, u akuza për nxjerrjen e tezës së Maturës. Denoncimi u bë nga një inspector, i cili iu drejtua me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Sipas denoncimit, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit është autor i skandalit të publikimit të tezave të provimeve të Maturës para mbajtjes së provimeve të shtetit. Sipas denoncimit është gjendur celulari që ka fotografuar zgjidhjet. Të dhënat paraprake implikojnë Ndrecën dhe kushërirën e tij. Byzylyku është kodi i shpërndarjes së zgjidhjes.
Plarent Ndreca është përgjegjësi kryesor për daljen e tezës së provimeve, e cila u kap në flagrancë nga ministrja Karabina në Kurbin, ku drejtoreshë arsimi është kushërira e Plarent Ndrecës. Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së Arsimit, që e ka zgjidhur nga zyra e vet inspektorët e MAS në Kurbin nuk kryenin asnjë lloj efekti në provime, sepse kur vetë ministrja kapi 5 vetë, duke kopjuar haptazi.

R.POLISI

Artikulli paraprak2 ton drogë e armë nga Shqipëria kapen në Itali
Artikulli tjetërAkuzat për bashkëpunim me rusët, “gënjeshtra të neveritshme”