Ndërron jetë një tjetër i prekur me Covid-19 tek Infektivi, shkon në 39 numri i viktimave

Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv me Covid-19. Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në vendin tonë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 39, por dyshohet se ky numër është më i madh.

Artikulli paraprakTabaku publikon videon me mashtrimet e Ramës: Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim; t’u marrë shqiptarëve paratë dhe t’ua japë oligarkëve!
Artikulli tjetër66 raste të reja me Covid-19 në orët e fundit, ja kush është qyteti me numrin rekord