Ndërron jetë një tjetër i infektuar me Covid-19

Ka ndërruar jetë një tjetër i infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishtë në gjendje të rëndë i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Në 24 orët e fundit në zbuluar 82 raste të reja me Covid-19 ja në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se, deri tani në Shkodër janë zbuluar 18 raste të reja, 9 në Krujë, 8 në Durrës, dhe 6 në spitalin francez në Tiranë.

Prej më shumë se një jave tashmë shifrat e rasteve të reja janë të larta, dhe nuk po bjenë, ndërkohë që lajm i mirë derimë tani është fakti se numri i shtrimeve në spital, nuk ka pësuar ndonjë rritje të frikshme.

Deri dje në spitalin Infektiv ishin të shtruar 50 persona, 7 prej të cilëve në terapi intesive dhe një i intubuar. Derimë tani nga Ministria e Shëndetësisë janë hedhur poshtë zërat për rikthimin e masave shtrënguese, ndërkohë që ekspertët kërkojnë respektimin e masave të higjenës dhe të distancimit social.

Artikulli paraprakShoqërohet me forcë pajtuesi i gjaqeve, nuk pranonte të jepte dëshminë për rrëmbimin e Jan Prengës
Artikulli tjetërRama po negocion fundin dhe po kërkon garanci