Ndërron jetë një tjetër e prekur koronavirus, shkon në 23 numri i viktimave

Një peciente ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin infektiv të Tiranës ndërsa autoritetet njoftojnë se bëhet fjalë për një 72-vjeçare nga Tirana e cila ishte infektuar me koronavirus.

Bëhet e ditur se shtetësja me inicialet V.S., ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa sot ishte intubuar por pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka arritur të mbijetonte.

Ajo vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse si insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm, ndërsa bëhet viktima e 23 si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i ministrisë

Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Artikulli paraprakKryetari i degës së PD Fier denoncon largimet nga puna në Albpetrol
Artikulli tjetërTjetër goditje për Ramën, Reporterët pa Kufij dënojnë sulmet e tij ndaj medias gjatë pandemisë