Ndërhyrja e Ramës për të negociuar në Bjellorusi, gazetari i BILD që publikoi vjedhjen e votave: Totalisht e Pabesueshme!

Deklaratat e Edi Ramës se do të negociojë në Bjellorusi mes Aleksandër Llukashenkos dhe opozitës vendase, kanë shkaktuar jo pak habi dhe çudi.

Këto deklarata dhe zhurma e bërë në vendin tonë, kanë sjellë edhe reagimin e gazetarit gjerman të Bild, Peter Tiede.

Me në postim në Twitter, Tiede shprehet i habitur se si Edi Rama mund të negociojë me Llukashenkon, që akuzohet për vjedhje të zgjedhjeve.

“Nuk është shaka:

Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në.

As nuk mund ta imagjinosh. Totalisht e pabesueshme”, shkruan Tiede në Facebook.

Peter Tiede ishte gazetari që nxori në BILD përgjimet e dosjeve 184 dhe 339 për manipulimin dhe vjedhjen e votave në Durrës e Dibër. Ai u padit nga kryeministri Rama në një Gjykatë në Gjermani.

auto New Project1598016085

Artikulli paraprakNjë tjetër deputet i PS infektohet me Covid-19
Artikulli tjetërZjarri shumë pranë banesave në Peqin, banorët e alarmuar dalin nga shtëpitë…