Ndarje e parakohshme nga jeta e themeluesit të PD, Altin Qoshja

Altin Qoshja një nga studentët themelues të PD është ndarë nga jetë paditen e ditës së dielë. Qoshja është ndarë nga jeta në një moshë të re 46 vjeçare pas një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante prej afroi dy vjetësh. Në faqen e tij të facebookut, postimi i fundit i Altin Qoshes është thirrja për protestën e 27 Janarit.
Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit të dhjetorit, që u shqua mes nesh për kurajon dhe urtësinë në kohë të veshtira.
Në një deklaratë lëshuar sot, PD kujton se 27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.
Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.
Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!
I paharruar qofte mes nesh!

Artikulli paraprak“Eksod 99”/ Kukësi përkujton mikpritjen e 19 viteve më parë
Artikulli tjetërSkandal/ Rama porosit makinën e re të luksit 649 milionë lekë me paratë e taksapaguesve