Ndarja nga jeta e Lili Cingut, Basha mesazh ngushëllimi: “Artistët jetojnë gjatë në memorien e njerëzve”

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ngushëlluar familjen Cingu për ndarjen nga jeta të “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu.

“I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të ikonës dhe “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Falë talentit dhe punës së saj të palodhur, Lili Cingu ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.” – shkruan Basha.

Më tej kreu demokrat shprehet se “ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë.”

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Cingu, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mjeshtres së madhe! U prehtë në paqe!” – e përfundon Basha mensazhin e tij të ngushëllimit.

Artikulli paraprakShënim/ “Klerikë, dorëzoni rinisë çelsat e kishës”
Artikulli tjetërArthur Schopenhauer, “Arti i të qenit i lumtur”, që vjen nga domosdoshmëria për të qenë të rrethuar nga gëzimi