Ndarja nga jeta e artistit Sherif Merdani, Basha: Zëri i tij kumboi fort në errësirën e regjimit

Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!

Artikulli paraprakBasha zgjedh ekipin e ri drejtues në PD
Artikulli tjetërBerisha denoncon skandalin: Nis prodhimi i fshehtë i Bitcoin në Tiranë me interesin direkt të Edvinit, pse Çela përfundoi në spital