Ndahet nga jeta Xhelal Basha, babai i kryetarit të PD

Është ndarë nga jeta Xhelal Basha, babai i kryetarit të Partisë Demokratike.

Xhelal Basha ka humbur betejën pas një sëmundje të rëndë. Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij.

Xhelal Basha kishte qëndruar për një kohë të gjatë në spital, por nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.

Gazeta RD i shpreh ngushëllime kryetarit Basha dhe familjarëve të tij! Zoti u dhëntë forcë që ta përballojnë këtë gjendje të vështirë nga humbja e njeriut të tyre të dashur!

xhwlo 600x450 1

Artikulli paraprakVendoset në Patos shtatorja e shkencëtarit, gjeologut të shquar të naftës, Koço Plaku
Artikulli tjetërKrimi trondit Laçin, ekzekutohet ish-polici pranë komisariatit të Kurbinit