Ndahet nga jeta një nga nismëtarët e krijimit të PD në Durrës

Ndahet nga jeta Novruz Çela, një nga nismetarët e krijimit të PD në Durrës. Novruzi ka mbajtur pozicione te ndryshme drejtuese ne Administraten e Durrësit.

Novruz Çela ishte k ryetar i Komitetit të Parë Pluralist të Durresit dhe Deputet i Parlamentit Shqiptar. Novruz Çela shte i biri i Beqir Çela, nje prej te pushkatuarve te “Grupit te Deputeteve“.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shkruan se, Novruz Çela isht nje nder nismetaret e PD ne Durres si bir i nje familje te persekutuar brutalisht qe ne vitet e para te komunizmit, drejtoi pushtetin vendor te pare pluralist ne ditet e para dhe shume te veshtira te demokracise, perfaqesoi qytetin ne parlament, dhe la pas gjurmen e qytetarit dhe demokratit idealist

Mesazhi i ish-deputetit Bylykbashi

In memoriam
U nda nga jeta z. Novruz Çela. U nda pergjithmone nga familja, nga miqte e tij, nga demokratet dhe nga durrsaket. Iku duke lene pas dhimbjen dhe boshllekun tek te afermit, por edhe kujtimin per nje dedikim maksimal dhe me nder per qytetin tone, por edhe per vendin. Iku duke lene pas modelin e qytetarit durrsak qe duhet te kete çdokush qe vendos te banoje ne kete qytet.

Nder nismetaret e PD ne Durres si bir i nje familje te persekutuar brutalisht qe ne vitet e para te komunizmit, drejtoi pushtetin vendor te pare pluralist ne ditet e para dhe shume te veshtira te demokracise, perfaqesoi qytetin ne parlament, dhe la pas gjurmen e qytetarit dhe demokratit idealist qe nuk kerkoi lavde por dha kontribut dhe sakrifice, la gjurmen e intelektualit dhe demokratit te qete e te mençur.

Ndaj sot lajmi i largimit te tij nga jeta eshte nje humbje jo vetem per familjen e tij, por edhe per qytetarine durrsake dhe per demokratet e Durresit.

U prehte ne paqe dhe i perjetshem kujtimi i tij!

Artikulli paraprakTabaku i përgjigjet Ramës e Veliajt me video që zbulon gënjeshtrën: Ne me fakte, ER me videomashtrime!
Artikulli tjetërStudentët zbulojnë çfarë pritet të ndodhë nesër: Tubimi, e vetmja zgjidhje…