Nazarko: “Rama nuk do ndryshim të Kodit Zgjedhor”

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, duke komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama tha se kreu i qeverisë nuk do që të ndryshohet Kodi Zgjedhor.

“Ai do, në pikëpamjen e Kodit Zgjedhor, do status quo. Domethënë që të mos ndryshojë kodi. Në pikëpamje të zhvillimeve të karakterit ekzekutiv, ai ka shumicën për të marrë gjithë vendimet që do. Pra jemi në një situatë sepse nuk do ta ndryshojë. Do që të kalojnë të gjithë afatet që të ruajë të njëjtin Kod Zgjedhor.“, u shpreh Nazarko.

Artikulli paraprakShpresa e fundit
Artikulli tjetërPakti Shqipëri-Itali për emigrantët, KiE rendit shqetësimet për të drejtat e njeriut: Regjimi ad hoc ekstra-territorial karakterizohet nga shumë paqartësi