Nasri “godet” Balotelin: Ç’futbollist i mbivlerësuar!

Samir Nasri sulmon Mario Balotelin, duke e konsideruar futbollistin më të mbivlerësuar ndër ata me të cilët ka luajtur. Mesfushori aktual Antalyasporit në kampionat turk, e ka patur shok skuadre sulmuesin italian në periudhën 2011-2013 te Manchester City, madje kanë fituar edhe një titull të Premier League-s nën drejtimin e Roberto Mançinit.
“Për mendimin tim, është futbollisti më i mbivlerësuar”, u shpreh ish-lojtari i Kombëtares Franceze për “Canal+”, duke shigjetuar madje edhe Didier Deschamp, i cili e la jashtë përfaqësueses. Tashmë pritet reagimi i sulmuesit aktual të Nisës, që në këto raste e ka të vështirë të bëjë prapakthehu.

Artikulli paraprakCR7, lojtari më i mirë i vitit
Artikulli tjetërKili i fiksuar me argjentinasit