Narko tatimorët vërshojnë si kope hajnash mbi bizneset!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytari, i cili denoncon gjobat ndaj bizneseve. “Narko tatimorët vërshojnë si kope hajnash mbi bizneset! Lexoni mesazhin e qytetari dixhital”, shkruan Berisha.
“Po na gjobisin! Drejtoria e Tatimeve u ka dërguar mandat gjobe të gjitha subjekteve që kane faturuar të tretët me gabime NIPT-i.
Pavarësisht se ka një urdhëresë që lejon korrigjimin e NIPT deri në 36 muaj, janë lëshuar tre letra gjobash për subjektet. Njëra më datë 07.12, njëra më datë 10.12 dhe sot për subjektet e mbetur. Shumë kompani në vend që të informohen për parregullsitë e ndeshura janë gjobitur.
Shumë subjekte i kanë lëshuar faturat me NIPT që klientët e tyre kishin patur, por nuk e kanë ditur që ndonjë subjekt NIPT-in dhe në vend të një letre lajmëruese sot i kanë gjobitur”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakPezullohen hetimet për skandalin e “byzylykëve” elektronikë
Artikulli tjetërBilanc tragjik nga aksidentet, 215 të vdekur e 357 të plagosur