Nard Ndoka godet Ramën për negociatat: Jo çdo gjë mund të blihet me para!

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet se kryeministri Edi Rama ka “lobuar” në komisionin teknik në BE për katër vite rresht.  Megjithatë, shton ai, nuk arriti të kuptojë, sa i madh duhej të ishte “lobingu” për vendimmarrje tek Qeveria politike e BE-së, që përbëhet nga ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

Për ti dhënë një mesazh kreut të qeverisë, Ndoka sjell një histori domethënës dhe bën një paralelizëm me sjelljen e shefit të qeverisë Rama.

Statusi i Ndokës në FB

A blihet çdo gjë me para?!

Menaxheri i kompanisë Coca Cola thërret studentin më të mirë në botë, i cili kishte mbrojtur doktoraturën. Çdo gjë në këtë botë blihet me dollar. Një gjë, që nuk blihet më dollar, blihet me më shumë dollarë.

Në këtë takim i kërkon një mision marketingu në emër të kompanisë më të madhe në botë, që në librin e shenjtë, në Bibël, të ndërhyhej për një ndryshim fare të vogël dhe për këtë i ofron në dispozicion buxhet pa limit.

Ky student i emëruar tashmë, si më i miri në botë, merr përsipër kryerjen e këtij misioni.

Paraqitet në Shtetin e Vatikanit dhe fillon lobingun, me drejtues të lartë, kardinalë, drejtues të bankës, zyrtarë të shtetit, ku arrin të krijojë një shumicë absolute në klonkavën e Vatikanit.

Në projektin final shkruhet fjala e zëvendësimit nga “bukën tonë të përditshme falna sot”, të bëhej “Coca Colën tonë të përditshme falna sot”, projekt që sipas lobingut pritej të miratohej në vendimin final, ku Papa, ishte firmëtari për fuqi ekzekutive.

Në pjesën finale, komisioni i lartë që shërben pranë Papatit, nxjerr udhëzimin dhe referencat finale: “Bibla përfaqëson historinë e njerëzimit, sakrificat, qëndresën, besimin, krishtërimin dhe vazhdimësinë, në këto kushte pezullon çdo tentativë për ndryshim”.

Misioni mbyllet, pa suksesin e premtuar nga lobingu marramëndes i zhvilluar në fshehtësi të plotë.

Në fund studenti i emëruar, kthehet tek kontraktuesi, menaxheri i kompanisë, duke i deklaruar dështimin.

Menaxheri e pyet, se çfarë mendonte se nuk funksionoi në misionin e tij?

“Nuk arrita të zbuloj shifrën që kishin paguar furrat e bukës për atë paragrafë në Bibël”,-i përgjigjet studenti.

Pra, nuk mundi të pranojë dështimin mbi mbrojtjen e doktoraturës së tij, se çdo gjë blihet me dollarë!

Edhe KM ynë, ka “lobuar” në komisionin teknik në BE për katër vite rresht, për raport progresin për hapjen e bisedimeve, të cilin pothuajse e ka shkruar vetë, madje edhe shtatë pikat kritikuese për LGBTI.

Por nuk arriti të kuptojë, sa i madh duhej të ishte “lobingu” për vendimarrje tek Qeveria politike e BE-së, që përbëhet nga ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

Morali: Jo çdo gjë mund të blihet me para!

Bashkimi Europian ka një “bibël” rregullash, që nuk mund ti blej asnjë lobues i korruptuar në asnjë cep të globit!

 

Artikulli paraprakRrëfimi i Pochettinos: Si Maradona i gjuajti me armë gazetarët, Bielsa i ndoqi tifozët me granatë…
Artikulli tjetërPD dorëzon në Prokurori videot që tregojnë qartazi se si janë dhunuar nga policia gra e fëmijë…