Naftëtarët e Ballshit: Rama na mashtroi, 16 muaj pa marrë rrogat

Zjarrfikësi i kompanisë ARMO në Ballsh, Ali Laze, nëpërmjet një lidhje telefonike në “Opinion” ka folur për shpërthimin ku vdiq një naftëtar si dhe për mashtrimin që u ka bërë Rama për pagat e pamarra prej 16 muajsh. Laze tha se, nuk kemi një organizim të plotë, pasi makinat ndodheshin në reparte të tjera. Laze tha se nga ai shpërthim gjigant që ndodhi në Ballsh, të gjithë ikën, ndërsa ne na thonin ku shkoni, kthehuni mbrapsht.
Ai bëri me dije se ne kemi mbërritur në vendngjarje me vrap dhe kemi luftuar me zjarrin ne dhe punëtorët e objektit që quhet, Objekti nr.3. Ndërkohë, Laze ka bërë të ditur se naftëtarët e kompanisë ARMO kanë 16 muaj pa marrë rrogat. Ai theksoi edhe pse kryeministri Rama u premtoi për pagesën e tyre, ata ende nuk i kanë marrë ato.

Zhduket teknologu i Uzinës së Naftës në Ballsh

Prej dy ditësh, një punonjës i Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh është shpallur i zhdukur. Mësohet se 57-vjeçari Shefo D., me profesion teknolog në këtë uzinë, nuk ka shkuar në banesë, pasi ka mbyllur turnin e punës më datë 14 nëntor. Kanë qenë familjarët që kanë bërë denoncim në polici, pasi konstatuan se 57-vjeçari prej disa orësh nuk kishte njoftuar për vendndodhjen e tij. Pas këtij kallëzimi, uniformat blu kanë nisur hetimet për gjetjen e teknologut të Uzinës së Përpunimit të Naftës.

Artikulli paraprakVritet me armë një 32-vjeçar në Gjirokastër
Artikulli tjetërDenoncoi drejtorin se i kërkoi 200 euro për ta kaluar ai e largon nga shkolla