Mziu inspekton punimet e rrugës “Demokracia”

Investimi i Bashkisë Kamëz në rrugën “Demokracia” dhe në urën lidhëse me Tiranën ka një impakt të rëndësishëm social dhe ekonomik. Kryebashkiaku Xhelal Mziu, gjatë inspektimit të punimeve, ka theksuar se ky investim është ndër kategoritë e investimeve themelore që Bashkia Kamëz ka planifikuar për vitin 2017. Investimi, që është realizuar me fondet e Bashkisë, ka filluar me projektimin e rehabilitimit të plotë të këtij bulevardi, me të gjithë elementët e nevojshëm infrastrukturorë, nga gjendja tejet e rënduar që ka pasur ky terren.
Impakti që jep ky investim është mjaft i rëndësishëm, sepse i shërben jo vetëm rreth 50.000 banorëve të Njësisë Administrative Paskuqan, por është një bulevard komunikues i lëvizjes së lirë të mjeteve edhe nga zona të tjera. Gjatësia e njërit prej segmenteve ku ka përfunduar asfaltimi është 130 ml, gjerësi 6 ml, bashkë me trotuaret anash rrugës. Ndërkaq, ura lidhëse ka gjatësi 42 ml dhe gjerësi 4.2 ml.

Artikulli paraprakÇifti shqiptar kapet me 30 kg kokainë në Milano
Artikulli tjetër“The Telegraph”: 3 fishohet numri i shqiptarëve që futen në Britani