Mutacioni i ri i Covid-19 arrin në Itali preket Napoli, Veneto dhe Bari

Italia shënoi sot 10 407 raste të reja me koronavirus, ndërsa në spitale ndërruan jetë 261 persona.

Edhe pse rastet e reja janë duke rënë, autoritetet janë të shqetësuara për shkak të konstatimit të mutacionit të ri të virusit tek disa pacientë, raporton abcnews.al.

Versioni i ri i koronavirusit u konstatua te gjashtë pacientë në Napoli, të cilët ishin kthyer në Itali para pezullimit të fluturimeve. Po ashtu, raste të ngjashme janë konstatuar në Veneto dhe në Bari.

Artikulli paraprakBerisha denoncon skandalin: Besniku i partisë dhe klani Rama po vjedhin bitumin në Vlorë
Artikulli tjetërTronditet Shkodra, hidhet në erë me tritol një makinë