Mustafi do transferohet te Arsenali

Arsenali gati të pushtohet nga shqiptarët. Gjatë ditëve të para të merkatos së verës drejtuesit e skuadrës angleze zyrtarizuan transferimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka nga Borussia Monchengladbach për shumën e 40 milionë eurove. Por duket se radhëve të Topçinjve të Londrës do t’u bashkohet dhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi. 24-vjeçari momentalisht luan për skuadrën e Valencias dhe gjatë orëve të fundit trajneri i Arsenalit, Arsen Ëenger e ka bërë të qartë se dëshiron të përforcojë repartin e prapavijës dhe emri i Shkodran Mustafit shihet si alternativa e duhur. Problem mbetet vlera e kartonit të futbollistit.
Drejtuesit e skuadrës së Valencias kërkojnë 30 milionë euro, ndërkohë që Arsenali ofron 25 milionë. Shkodran Mustafi momentalisht ka nisur fazën përgatitore me ekipin e tij, por pavarësisht këtij fakti, ai dëshiron të transferohet në Premier League. Agjenti i tij do të niset në drejtim të Londrës gjatë këtyre ditëve për të gjetur një zgjidhje mbi të ardhmen e klientit të tij. Interes për mbrojtësin me origjinë shqiptare kanë shfaqur dhe ekipe si Barcelona e Bayerni i Mynihut.

Artikulli paraprakSalzburg-Partizani, gjykon një sllovak
Artikulli tjetërPato te Villarreal: Doja të luaja sërish në Champions