Mourinho kërkon t’i marrë Realit talentin Joviç

Jose Mourinho është i interesuar për ta transferuar në Tottenham sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”.

Trajneri portugez thuhet se tashmë i ka nisur bisedimet me “Los Blancos” për 22 vjeçarin.

“Special One” synon ta zëvendësojë Harry Kanen me Jovicin, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”.

Jovic e ka realizuar vetëm një gol në 18 ndeshje me Realin këtë sezon.

“Los Blancos” e kishin blerë futbollistin nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar për mbi 55 milionë euro.

Artikulli paraprakZhupa publikon dokumentat: Erioni Betoni firmos për kullën 100 metra të lartë tek Ish-Ekspozita
Artikulli tjetërSarri: Ronaldo është fenomenal, të zgjidh 100 probleme