Motori përplas dy fëmijë në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier, konkretisht në zonën e quajtur “Shkolla e Muzikës”. Një 31-vjeçar ka përplasur me motor dy fëmijë 9 dhe 10 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur. Nxënësit ishin duke kaluar rrugën në momentin kur janë përplasur nga një motor.
Ngjarja ka ndodhur në orën 14:45 minuta, në një orar kur edhe prania e njerëzve në rrugë është e madhe. Fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e motorit, 31-vjeçarin me inicialet E.R, dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakItali, arrestohen 5 shqiptarët që vranë dy kushërinjtë
Artikulli tjetërTrafiku i 12 kg kokainë të pastër nga Holanda në Bari, arrestohet shqiptari