Itali, arrestohen 5 shqiptarët që vranë dy kushërinjtë

Policia e Milanos ka vënë në pranga pesë shqiptarë, pasi akuzohen për vrasje të dyfishtë. Sipas mediave italiane pesë shqiptarët e arrestuar kanë vrarë kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj në 10 Nëntor 2016.
Emrat e pesë të arrestuarve nuk bënë ende me dije, por janë nga mosha 25 vjeç deri në 40 vjeç. Sipas hetuesve, motivi i vrasjes së kushërinjve ka qenë për pazare droge.  Mësohet se autorët janë arrestuar arrestuar në  Altopascio (Lucca), Zafarolo (Rimini) dhe Lier (Belgjikë), ku fshiheshin  prej kohësh,  pas udhëtimeve të shumta  mes  Italisë veriore e qendrore, si dhe Shqipërisë e Belgjikës, për t’u arratisur nga policia por dhe nga të afërmit e viktimave, pasi kishin premtuar që do merrnin hak.
Të paktën 10 plumba janë gjuajtur ndaj dy kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj, në periferi të Milanos. Ajo që fillimisht u mendua si një aksident doli një ekzekutim i tipit mafioz. Dy vëllezërit ishin të paarmatosur ndërsa janë munduar që me automjetin e tyre “Volksëagen Polo” të largoheshin.
Por atentatorët i kanë ndjekur madje dhe janë “kujdesur” që dy kushërinjtë të vdisnin. Nga hetimet e policisë italiane bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës. Banorët e zonës kanë thënë për mediat italiane se kur dëgjuan të shtënat i kishin menduar si fishekzjarrë.
Çdo do gjë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 22:54 të 10 nëntorit 2016, kur disa banorë të rrugës Ankona lajmëruan policinë për një automjet të përmbysur në rrugë me dy persona në bord.

Artikulli paraprakZbythet Rama, Kavaja, një leksion për të gjithë vendin
Artikulli tjetërMotori përplas dy fëmijë në Fier