Mos shkoni të votoni!

Ramiz GJINI

Jo vetem mos shkoni, por as mos i njihni votimet nese behen. Madje, jo vetem mos i njihni, por shperfillni dhe i tallni.

Beni te njejten gje, qe ata kane bere e vazhdonjne te bejne me ju per kaq shume vite; shperfilljen dhe talljen.

Sepse keta nuk jane nga ata burra shteti, qe i japin Shqiperise; jane burrece te pafte, shumica te zgjedhur me nepotizem, shushunja qe vetem u thithin gjakun, lukuni kafshesh, qe e shohin atdheun si pre te tyre.

Mos shkoni ne votime!

Jane hajdute, kriminele dhe pseudoshtetare, qe ju tallin, ju vjedhin, ju vrasin cdo dite, prandaj i shperfillni dhe i tallni edhe ju.

Kujtoni papunesine, zbrazjen e vendit nga te rinjte, qe largohen jashte si refiugjate, sepse nuk kane asnje mundesi per tu punesuar e per te perballuar jetesen ne menyre te ndershme.

Kujtoni taksat e larta qe paguani, energjine e paperballueshme, cmimin e naftes… Dhe jo vetem keto. Kujtoni edhe taksen e paligjshme, qe ju detyrojne te paguani nen dore ne cdo zyre, qe futeni per te zgjidhur nje hall.

Mos shkoni ne votime!

Nuk jane aspak te medhenj dhe te paperballueshem; jane njerez te vegjel, servile te kryetarit te partise, pa dinjitet e pa mendim vetiak.

Jane manekine, qe vihen ne levizje si kukullat ne teater nga dora e personit, qe i ka vendosur ne poste.

Perpiqen t’ju trembin me hijen e pushtetit, qe kane ozurpuar me vote te vjedhur, me voten  qe u a blene per njezetemije leke te vjetra fakireve. Mos u frikesoni, sepse nuk jane trima, jane frikacake. Sot kane forcen qe u jep pushteti, por nese doni t’i rrezoni, behuni trima dhe bien fare lehte.. Gjithmone eshte provuar, qe nuk ka force me te madhe se forca e  pupullit. Por mos thyeni as edhe nje xham institucioni, mos shkallmoni as edhe nje dere dhe mos i vini zjarrin prones publike, se ajo eshte prone e gjithe shqiperise. Mos u beni edhe ju si ata: shkaterrimtare.

Mos shkoni ne votime!

Talleni diten e votimeve, thurni barcoleta “me fjale, qe nuk thuhen”, luani komedi, i beni personazhe, jepuni rolin e palacos, rolin e pushtetarit hajdut, rolin e drejtorit kodosh; i tallni dhe i qeshni, per tu treguar se jeni inteligjente.

Gjate gjithe kesaj kohe, eshte paguar shume per performancen e tyre te pamoralshme dhe kriminale. Ka ardhur koha te mos paguhet me asnje kacidhe.

Themeli i ngrehines, ka filluar te vithiset, por ata nuk e shohin, sepse jetojne ne katet lart dhe nuk duan t’ia dine, cfare ndodh poshte.

Atij, qe i nis fjalimet me shprehjen “ju, njerezit e zakonshem”; dhe qe e quan veten dhe shpuren e tij te “jashtezakonshem”, tregoini, qe jane me te zakonshem se ne, madje, krejte te rendomte.

Ju kercenojne me burg, kur shumica prej tyre duhet te ishin ne burg prej kohesh. Mos u frikesoni!

Imagjinojini ata per pak caste pa pushtet, burgaxhinj te sapodale nga burgu, me pasuri te konfiskuar dhe do te kuptoni sa qesharake jane.

Mjafton t’i abandononi, t’i akuzoni, t’i gjykoni dhe ajo dite vjen shpejt.

Mos shkoni ne votime!

Tregojuni qe nuk mund te vazhdojne t’ju joshin me premtime, qe jane bere njemije here dhe nuk jane mbajtur.

Zanatcinj, qe nuk keni mundesi te ushtroni zanatin, fermere, qe rropateni gjithe vitin dhe ju kalben prodhimet per shkak te mungeses se tregut, punetore krahu te papune, tregetare, qe u mbyten me taksa, zyrtare, qe paguheni sa per te mbajtur frymen gjalle, hapni syte dhe shikoni kullat gjigante qe jane ngritur dhe vazhdojne te ngrihen ne Tirane mbi pronat publike.

Jane te gjitha prona te tyre, te ndertuara me parate, qe u jane vjedhur ju; sepse pas shembjes se regjimit komunist ne vitet nentedhjete, askush nuk trashegoi pasuri.

Dhe prap nuk ngopen!

Mos shkoni ne votime!

Artikulli paraprakRevoltë në Dibër, protestuesit rrethojnë KZAZ-në, policia i sulmon me gaz helmues
Artikulli tjetërBasha: Rama një zombie politik. 30 Qershori hapi fatal politik që çon drejt rrëzimit regjimin e Ramës