Mos m’u lodh, Kryeministër!!!

Tonin Dedaj

Po te them sinqerisht… Te takoi te lodhesh ne kete mandat te dyte qe kur more tepsine dhe timonin. Nuk eshte kollaj te qeverisesh e te vjedhesh njeherazi Shqiperine. Te doli pune me reformen ne drejtesi, por mire ja bere i re nga koka edhe pse e le vendin pa Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, hall i madh ….mjafton qe garant je ti.

Ekonomine e ke lene pas dore,nuk ishte per ty.

Ti je gjigand e nuk merresh me pune te vogla. Shqiptaret jane mesuar te vuajne.

Strategjia e mbjelljes se vendit me droge nuk ishte pune e lehte dhe pa mend por ti ja dole. As kthimi Shqiperise ne nje konçension gjigand me toke, me ajer, me det, por ti prape ja dole.

“Rrofsh o Kryeminister”!

Ne parlament ke vuajtur me ligje, akte normative, ndryshime kushtetuese kur kishe perballe alamet ligjvenesish, palaço cirku, ç’ke hequr duke u tallur me to.

Nentori ishte pak problem. Nje mengjes i ftohte fillimdimri, te zuri zbuluar, kesaj radhe pa poture. Disa qytete ne zemer te Shqiperise u rrenuan nga nje termet i paralajmeruar, por prape ti ishe pa faj.

Viktimat bertisnin nga germadhat e banesave te rrenuara per ndihme dhe emergjencat tuaja cfare benin??????? Nuk kishin mjete, nuk kishin asgje. Veçse te deshperuar te ishin deshmitare te nje fundi tragjik te tyre. Nje solidaritet i vendeve fqinje, sidomos i Kosoves, beri qe shume prej tyre te jetojne. Tere bota e pa se sa gafil u zure, sa i paafte dhe i papergjegjshem ishe ne menaxhimin e asaj situate.

Po avash e more veten, u premtove parajsen hotele qe nuk kishin shkelur kurre, qendrimi ne te cilat zgjati vetem deri me 3 Janar dhe pastaj ne cadra ne meshire te fatit e ku te munden.

Problemet nuk kane te sosur per ty, por ti qendron stoik, propaganda e para.

Ne shkurt, kur Italia fqinje, vuri alarmin SOS per shkak te pandemise Covid19, mijera qytetare hynin e dilnin ne Shqiperi pa u testuar apo karantinuar. Edhe pse ishte e sigurte se keta qytetare do sillnin me vete virusin vdekjeprures, ti nuk bere asgje, perveçse kercenove opoziten se ky nuk ishte fundi i botes dhe se ata po mbillnin panik me ane te mediave te kazanit.

Ti nuk bere gje atehere sepse ishe i zene me Kongresin e PS-se, ku do te fliste Linda, opozitarja e vetme e jotja, po edhe perrallat e Zahos kishin mbetur pa treguar.

Kur pandemia filloi te merrte jete edhe ne Shqiperi, atehere u kujtove ,por ishte teper vone. Por prape e mbajte veten e shpalle veten gjeneral nxore ushtrine ne rruge dhe mbylle qytetaret ne banesa. Ate pjese te ushtrise qe ti kishe per zemer, luftetaret me te domosdoshem qe do na mbronin te gjitheve, i çove ne vije te pare te frontit te paarmatosur, qe t’i beje me patjeter heronj dhe pastaj te qaje per vdekjen e tyre.

Atyre qe mbylle brenda u tunde para fytyres çdo ore te dites fjalimet e tua boshe, armik i padukshem, vdekje, varre duke mos u kujtuar asnje moment per t’i thene nje fjale te mire, se si duhet te jetojne e jo te vdesin.

Po tani e zgjidhe situaten. Qerate do te paguhen pas dy muajsh, lali Eri nen monitorimin e kamerave te mediave te kazanit tend, turperon kryefamiljare hallexhinj me pako makaronash gjoja si ndihme.
Te lumte!!!!!!! E ke zbuluar si e do ky popull. Mos u lodh fare ! Ne prape te duam!

“Rrofsh maskara”!

Artikulli paraprakMos spekulloni, nuk jemi në luftë, jemi vetëm përballë një epidemie!
Artikulli tjetërKryetari i emëruar i bashkisë Fier: Ndihma me listë partie, nuk ndihmohen qytetarët në vështirësi