“Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë”, dëshmia tronditëse 15-vjeçarit për vrasjen e Endri Mustafës

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

15-vjeçari, fqinj me viktimën, u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Ibrahim Liçin si autor duke treguar dhe bisedën e fundit mes tij dhe viktimës.

“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit.

Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve. Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’.

Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve.

Ibrahim Liçi na doli përpara, kishte armë. Liçi doli në vendin e quajtur Gropa e Ekskavatorit. Liçi kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri, madje dhe në fytyrë.

Ibrahim Liçi i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja”, ka deklaruar minoreni.

Artikulli paraprakBylykbashi publikon faktet kokëforta: Berisha ishte mbështetësi kryesor i reformës në Drejtësi!
Artikulli tjetërVideo/ Kërcënohet ish-deputeti i PS, zbulon telefonatën me Ramën: “Ky ka bir k… që të…”