Mos e ndalni protestën

Andis HARASANI

Për protestën e 18 Shkurtit.
Eshtë gjithnjë lajm i mirë kur dëgjon për protestë të opozitës. Kushdo qeveri, dhe ajo më e mira, ka nevojë për opozitën që të përmirësojë punën e saj, të zgjohet nga rehatia e pushtetit.
Por në Shqipëri është më shumë se thjesht një lajm i mirë. Eshtë një hap i vonuar.
Do mirëkuptoja këdo që punon në shtet të mos ishte në shesh në datë 18, por nuk do e kuptoja dot këdo tjetër që do mungonte. Sepse s’besoj se është njeri dakort me:
Rritjen e borxhit publik,
Rritjen e çmimeve,
Çmimi i naftës nga më të lartet në botë.
Qyteteve që u mbyllet fryma me ndërtime të reja dhe u derdhet beton e lyhen me ngjyra si të jenë plaka që u bëjnë make up.
Rrugët që prishen çdo ditë ose fillojnë çdo 6 muaj si rruga e Arbrit.
Të shohin në krye të Bordit të INSTAT atë që gjithë jetën u ka shitur cigare e alkool ndërsa sot u afron check up falas.
Me palmat që mbillen vend e pa vend e hiqen si të jenë komça pantallonash.
Me kryeredaktorë gazetash e deri në gazetarë kulture që hiqen nga puna.
Me politikanë që janë dakort ta shkelin të huajtë Kushtetutën.
Me tonaleta drogë që kapen çdo ditë kudo.
Me kazino e pika bastesh që aksioni “Fundi i Marrëzisë” i ktheu në erën e dashurisë.
Me spitale ku ndërrohen perdet në zyrën e drejtoreshës, por jo çarçafët e të sëmurëve.
Me ilaçe që u ndrrohet data e skadencës.
Me vepra arkeologjike që varrosen për të vënë në vend ëndrrat e gjumit të drekës.
E lista ska të sosur!
Por dhe sikur 5 vetë të jenë në shesh, prapë asgjë të keqe nuk ka. Ne nuk jemi rumunë. Skemi qenë kurrë. Por ama askush s’duhet të ndihet keq se pse nuk kishte më shumë në shesh. Do të ketë nesër, pasnesër. Eshtë fillimi!

Artikulli paraprakKemi harruar të mos bindemi!
Artikulli tjetërJuventusi shkon në +10