MOLDAVI-SHQIPËRI/ Kuqezinjtë kërkojnë sot kualifikimin

Shqipëria luan sot në Kishinau të Moldavisë ndeshjen e parafundit të grupit të saj kualifikues të Euro 2024. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sigurimin e biletës në turneun e vitit të ardhshëm.

Ndeshja ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren edhe për të blinduar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shorti të Europianit.

Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi-Asani.

LIVE MOLDAVI-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

11’ Edhe Rata ndëshkohet me të verdhë për vendasit pas një faulli ndaj Ramadanit.

9’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Nikolaesku.

5’ Një harkim i rrezikshëm në zonë devijohet keq nga Gjimshiti që çon topin lart në ajër, por Berisha kontrollon me qetësi.

4’ Vendasit ngulmojnë në këto minuta për të mbajtur lojën pranë zonës tonë, me presing të lartë në krahun e Hysajt.

1’ Mitaj nis një pasim të gjatë në krah për Seferin, ky i fundit nuk ia del të shmangë pozicionin jashtë loje të vendasve.

1’ Nis dueli në Kishinau.

FORMACIONET ZYRTARE

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo

Artikulli paraprakTrekëndëshi i Bermudes te SPAK-u, Basha te qytetarët. Kjo është e vërteta, çdo gjë tjetër është lojë!
Artikulli tjetërNjë gol që shtyn Shqipërinë drejt EURO 2024, shihni festën e çmendur në tribuna për golin e Cikalleshit