Mjeku: Rama dhe Manastirliu të tregojnë si e realizuan “zinxhirin ftohës” të vaksinës (elektorale) anti-Covid

Mjeku i njohur, Ilir Allkja shkruan në një postim në Facebook se, Shqipëria nuk ka ende të tillë logjistikë që transportojë vaksina në minus 70⁰C (në akull të thatë), e as që ti konservojë në këtë temperaturë!

Mjeku i drejtohet Ramës dhe ministrs së Shëndetësisë, Manstirli: Po “zinxhirin ftohës” të vaksinës (elektorale) anti-covid si e realizuat?

Reagimi i mjekut Ilir Allkja

Po “zinxhirin ftohës” të vaksinës (elektorale) anti-covid si e realizuat?

Unë si njohës i mirë i sistemit shëndetësor publik di që Shqipëria nuk ka ende të tillë logjistikë që transportojë vaksina në minus 70⁰C (në akull të thatë), e as që ti konservojë në këtë temperaturë!

Z. Kryeministër, Znj ministre, ju nuk u tallët live me shqiptarët apo jo?!

A mund na e spjegoni këtë, jo për gjë, por unë jam ziliqar, dhe zgjoj kureshtje …!

Artikulli paraprakXhaxhi Edi, thuaj Elonës se do më hedhë nga dritarja, reagimi i forët i aktivistes së njohur ndaj Hilës
Artikulli tjetërNjë kryeministër me çantë në dorë!