Mjeku i Veliajt: Punësime me kontrata 2-mujore dhe legalizime shtëpish po votuat për PS-në

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar mjekun laburant dhe njëkohësisht këshilltar i Veliajt në bashki, se në takime me banorë të Kombinatit, premton punësime me kontrata 2-mujore, legalizime e çati shtëpish.

“Premtime të përsëritura në 8 vjet që nuk pinë më ujë. Jeni laborator mashtrimesh. Nuk më habit që Veliaj të ka këshilltar”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Ky është Arjan Hamiti, mjek laburant dhe njëkohësisht këshilltar i Zari Erit në bashki. Në takime me banorë të Kombinatit, premton punësime me kontrata 2-mujore, legalizime e çati shtëpish.

Premtime të përsëritura në 8 vjet që nuk pinë më ujë.

Jeni laborator mashtrimesh. Nuk më habit që Veliaj të ka këshilltar.

Artikulli paraprakPalmer: Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike, kandidatët duhet të jenë të besueshëm
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Berishës: Edvin, cila është lidhja jote me përdhunues Kolekën? Pse e mori në mbrojtje policia?