Mjeku i njohur: Shqipëria nuk ndoqi asnjë nga rekomandimet që ndoqën vendet e BE ndaj Covid-19

Në një lidhje direkte nga Skype për Ora News, mjeku Erion Dasho komentoi situatën me Covid 19 në vendin tonë krahasuar dhe me vendet europiane.

Dasho tha se në vendin tonë nuk është ndjekur asnjë nga rekomandimet që kanë ndjekur vendet europiane.

Ai shtoi se nëse do ishte ndjekur trinomi ‘testo gjurmo trajto’ situata do ishte nën kontroll

Erion Dasho: Vendi ynë nuk është bazuar në asnjë nga rekomandimet që ndiqen nga vendet e tjera europiane. Në vendet europiane është ndjekur trinomi testo, gjurmo, trajto i cili në Gjermani dhe Francë ka shmangur katastrofën. Në Shqipëri nëse do zbatohej siç duhej ky trinom situata do ishte tërësisht në kontroll.

Dasho komentoi kufizimin orar që nisi prej ditës së djeshme 24 dhjetor dhe përfundon në datë 6 janar, sipas të cilit ndalohet lëvizja prej orës 20:30 deri në orën 06:00. Dasho tha se kjo masë do të luajë një rol të rëndësishëm ndryshe nga kufizimi në orën 22:00 që sipas tij ishte një masë e pakuptimtë.

Erion Dasho: Padiskutim që kufizimi i orarit të ri do të ruajë një rol të rëndësishëm në frenimin e rritjes së rasteve me Covid. Ora 22:00 ishte një masë e pakuptimtë. Ndërsa ora 20:30 natyrisht do të ndikojnë në uljen e transmetueshëmrisë së virusit.

Ajo që më vjen keq është që ishin të gjitha mundësitë që mos të arrinim në këtë pikë. Me masa që duheshin marrë që ne ta shmangin këtë situatë. Por ne kemi një qeveri të paaftë dhe një komitet teknik që përpara shkencës vendos urdhrat politikë.

Artikulli paraprakGjendet thesari i çmuar në Sllovaki me mbishkrimin Albania
Artikulli tjetërHumb jetën nga Covid-19 biznesmeni