Mjeku i njohur: Këshilla praktike për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19

Nga Erion DASHO

Ndonëse epidemia nga COVID do të kontrollohet vetëm me masa strategjike dhe një përafrim të integruar, ekzistojnë disa zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e përgjigjes klinike duke ndikuar direkt në ruajtjen e shëndetit dhe jetës së personave të prekur nga COVID.

PULS-OKSIMETRI

Puls-oksimetri është një pajisje relativisht e lirë që i duhet shtuar gamës së pajisjeve mjeksore për përdorim familjar. Duke matur oksigjenimin e gjakut, kjo pajisje mundëson ndjekjen edhe në distancë të një personi që trajtohet me COVID në kushtet e shtëpisë dhe, sidomos, ndihmon në përcaktimin e momentit kur mund të nevojitet shtrimi në spital. E rekomanduar për të gjithë familjet që kanë mundësi të blejnë një pajisje të tillë (kushton nga 1,000 deri 5,000 lekë).

VENTILIMI JO-INVAZIV

Pajisjet për ventilim jo-invaziv (JO INTUBIM!!!) janë pajisje të cilat lehtësojnë frymëmarrjen dhe përmirësojnë oksigjenimin e gjakut. Këto pajisje mund të përdoren fare lehtë në spitalet rajonale madje edhe ato bashkiake. Nëpërmjet pajisjve të ventilimit jo-invaziv (të cilat janë shumë më të lira dhe të lehta për t’u përdorur në raport me ventilatorët), cdo spital rajonal ose bashkiak mund të kthehet në një qendër ku trajtohen pacientë të prekur nga COVID të cilët manifestojnë komplikacione jo të rënda të sëmundjes.

SHËNIM: KËTO JANË REKOMANDIME PROFESIONALE PËR MIQTË DHE ATA QË KANË DËSHIRË TË MËSOJNË! AS TREGËTOJ DHE AS KAM NDËR MEND TË TREGËTOJ PAJISJE TË TILLA! GJITHASHTU NUK JAM PAGUAR NGA ATA QË I TREGËTOJNË 🤓😊

2 43

dasho

Artikulli paraprakRritja e rasteve me Covid-19, ja çfarë thotë Pipero…
Artikulli tjetërAmbasadori i BE: Duhet marrëveshje e gjerë për ndryshimet në Kushtetutë që qeveria pas zgjedhjeve të pranohet