Mjeku i njohur jep lajmin e rëndësishëm: Ja ç’do të ndodhë me Covid -19, s’do kemi rikthim…

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka deklaruar se nuk do të ketë rikthim të koronavirusit në vjeshtë, por do të jetë i përfshirë në infeksionet e tjera që do shfaqen gjatë kësaj stine.

Në mbledhjen online me kryeministrin Rama dhe Komitetin e Ekspertëve, Kalo tha se, njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me rregullat e vendosura për tu mbrojtur nga sëmundja në mënyrë që situata të mos përkeqësohet.

“Krejt e rëndësishme, me hapjen graduale, ajo që mua më brengos si specialist është që hapja të mos konsiderohet si shqyrje, por të respektojnë këto rregulla duke bindur vetveten se rreth nesh ka Covid, pasi infeksionet do të shtohen me ardhjen e vjeshtës. Të mos i kapërcejmë asnjëherë këto rregulla dhe kapacitete, në mënyrë që Shqipëria të mbetet tek vendet që e menaxhon pandeminë.

Nuk do të ketë kthim të Covid në vjeshtë por ai do të jetë i përfshirë me infeksione të tjera në vjeshtë. Në përzierjen e këtyre infeksioneve do të kemi edhe Covid. Duhet të jetojmë në një linjë sipas shfaqjes së Covid në vendin tonë”, tha Kalo.

Artikulli paraprak“Këta kryefamiljarë që shihni në foto protestojnë heshturazi në rrugë për minimumin jetik”…
Artikulli tjetërEdvin Mafia përdor e-Albania për të abuzuar me të dhënat personale