Mjeku i njohur: 6 javë nuk pranuat çlirimin e masave shtërnguese pa asnjë argument. Jepini fund kësaj parodie torturuese

Nga Gëzim XHEPA

NË KËRKIM TË GJERMANIT TË FUNDIT

Gjashtë javë nuk pranuat çlirimin e masave shtërnguese, pa asnjë argument, por vetëm me slogane luftarake të një beteje në llogore dhe etiketime për armiqtë e klasës që po minonin luftën popullore…!!!

Dhe ndonëse koha vërtetoi të kundërtën e parashikimeve tuaja panikndjellëse të pikut dhe valës, që logjika epidemiologjike s’ja u pranonte, pasi vdekjet në rajon ju zhgënjyen në iluzionin që kishit krijuar për të qenë referencë e suksesit global, në pozicionin e Kasandrës të dështuar, vazhdoni të mbani alertin e zonave të kuqe pa asnjë kriter epidemiologjik të nivelit të rrezikut…!!!

Jepini fund kësaj parodie torturuese dhe masakruese psikologjike, sociale, ekonomike, shëndetësore, arsimore… për një popull…!!!!

Artikulli paraprakYuri Kim: T’u jepen fund lojërave, të bëhet Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi
Artikulli tjetërDy simbole të tjera të kryeqytetit të kërcënuara nga Talebani i Tiranës!