Mjekja në Klos infektohet me Covid-19, stafi dhe qytetarët kërkojnë t’u bëhet tamponi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar ditën e sotme rastin e një mjekje në qendrën Shëndetësore në Klos e cila sipas saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas saj stafi dhe qytetarët në ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësor prej saj dhe akoma nuk i është bërë tamponi.

“Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Është emergjencë!”, deklaron Çupi.

Artikulli paraprakSuedia po sfidon botën, vetëm dy masa kundër virusit dhe vetëm 34 raste të reja ditore
Artikulli tjetërGjergj Lucës i grabisin kasafortën me 100 milionë lekë në fabrikë