Mirë që kërkojnë t’i mbajnë studentët lidhur me zinxhira, por studentët vetë pse nuk i këpusin zinxhirët!!!

Pedagogu dhe akademiku Artan Fuga në një postim në rrjetet sociale ka shkruar për protestën e studentëve.
Fuga shkruan ndër të tjera, mirë që kërkojnë t’i mbajnë studentët lidhur me zinxhira, këtë e kuptoj, por nuk kuptoj si është e mundur që studentët vetë nuk kërkojnë t’i këpusin zinxhirët!
Shkrimi i plotë
Skllavi student
Çdo gjë janë gati gjoja t’u japin studentëve, vetëm të drejta individuale në universitete nuk u japin!
As në universitetet private as publike!
Nuk ka asnjë çudi këtu!
Çdo gjë kërkojnë studentët, vetëm të drejta individuale për t’u trajtuar si njerëz në universitete nuk kërkojnë!
Çudi e madhe!
Mirë që kërkojnë t’i mbajnë studentët lidhur me zinxhira, këtë e kuptoj, por nuk kuptoj si është e mundur që studentët vetë nuk kërkojnë t’i këpusin zinxhirët!!!
Mister i madh!
Kam një shpjegim por nuk e them dot kaq lehtë!
Kam frikë se është një e vërtetë që ngjall trishtim!

Artikulli paraprakVasili thirrje shqiptarëve: Hapni sytë dhe ruhuni nga mashtruesi Rama!
Artikulli tjetërPresidenti Meta përshëndet ndalimin e Balilit: Falenderoj partnerët ndërkombëtarë!…