Ministrja e Ramës me helikopter për takime partie në Bulqizë, e fsheh në ferrat e Qafë-Buallit

Nuk është vetëm kryeministri Rama, por edhe ministret e qeverisë së tij, të cilat përdorin taksat e shqiptarëve për udhëtime luksoze me avionë e helikopterë.
Qytetarët e Bulqizës denoncojnë se Xhaçka edhe kur ka takime partie përdor helikopterin e ushtrisë, çka është e lejuar me ligj që zyrtarët e lartë të qeverisë të përdorin mjete shtetërore në takime private apo partiake.
Mesazhi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:
Ndrikull Olta me helikopter të ushtrisë në takime partie në Bulqizë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershnd. pyte i cik ministren kurr erdhe ne Buliqiz takim me strukturat pse e ule helikoptrin e ministrise mbrotjes ne ferrat e qafes se bullitt. apo kishe hall mos te shohin populli qe ec me taksat e popullit ndaj se ule ne qytet.

olta xhacka 1

Artikulli paraprakZbulohet pse dosja e Xhisielës ju hoq Nuhut dhe ju dha Çitozit, gruaja e tij sekretare e Artur Bushit
Artikulli tjetërProtesta në Prishtinë