Ministrja e Ramës, e dehur apo e marrë?!

Nga Elona CASLLI

Evis Kushi, jeni ose e dehur, ose e marrë

Evis Kushi, në gjendjen që është arsimi në Shqipëri, ku shkollat bëhen me turne dhe universitetet janë kyçur, ju na shfaqeni në foto duke luajtur volejboll, pasi sikundër shpreheni e patët të vështirë t’i rezistonit ftesës së nxënësve për të luajtur volejboll.

Më gjeni një rast analog në Evropë që bën të njëjtën gjë dhe unë dorëzohem.

Nuk ka një rast të tillë. Dhe a e dini pse?

Sepse për të bërë diçka të tillë duhet të jesh ose e dehur, ose e marrë.

Nëse jeni e dehur, zhdehuni dhe nëse jeni e marrë, mjekohuni!

Post Scriptum- Hiqeni maskën kur luani volejboll Evis Kushi! Në udhëzuesin e publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, thuhet qartazi që maska mund të hiqet kur kryhen aktivitete sportive.

Artikulli paraprakRama-Balluku, presion zyrtarëve të shtojnë në kundërshtim me kontratën 24 milionë euro vetëm për tunelin
Artikulli tjetërPipero tregon pse vetëvriten pacientët me Covid-19 në spitale: Një mjeke më tregonte se kishte dëshirë të fluturonte…