Ministri belg: Bajri, tre dënime në Belgjikë me 17.5 vite burg

Ministri i Drejtësisë belge Koen Geens ka folur rreth operacionit ‘Oaz’, që çoi në arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Rustemit (Bajri).
Ministri belg theksoi se shërbimet belge mund të kishin punuar më shpejt për çështjen e Rustemit. Po ashtu Geens pohoi se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi për rastin e Safet Bajrit, i cili siç duket do të vuajë dënimin në Shqipëri. “Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”, tha ministri.
4 ditë më parë Safet Rustemi (Bajri) u arrestuar në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa ishte edhe i armatosur. Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë. Ai figuronte i dënuar me disa vite burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel. Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 34-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Rustemi 1

Artikulli paraprakInspektorët e Ramës lëshohen si lukuni, 500 mijë lekë ryshfet pronarit të lokalit për kuponin tatimor
Artikulli tjetërFaqja e pare