Ministrat me aftësi ndryshe…

PhD Ilir Pecnikaj

Mbrëm, ministrat “cip e ciop” (Besa dhe Sanderi) në një reagim qyqar (qytetarë)…
Në këtë reagim, ministri Sander Kimiku, nxorri një “perlë” tjetër ,… “Pse e sulmoni Besën, apo pse ajo është (me aftësi) ndryshe?!

Këtë nuk e dinim z. Sandër, dhe pse shpesh ka lënë të nënkuptohet. Po e lëmë këtë argument, sepse nuk dua kurrsesi të ofendoj të gjithë ata persona me aftësi ndryshe, duke i barazuar me Ju. Jam i sigurtë se subkoshienca juaj, fjalën “ndryshe” e ke shprehur duke fërkuar brinjët e duke ju ngërdheshur njërës nga ato fytyrat që ju ndërroni sipas rastit, për ti thënë “ndryshe themi e ndryshe bëjmë” pa marrë parasysh se jeni në kundërshtim me ligjin dhe në dhunim të dinjitetit të popullit shqiptar.

Si mundet një ministër arsimi të sulmojë këdo e aq më pak opozitën me faktin që “me sulmojnë për dialektin tim”. Kush do t’ja mësoj kësaj biçim ministreje se dialekti nuk është gjuhë mbizotëruese “dialekt = Variant i gjuhës së një populli, i cili përdoret nga një grup njerëzish që banojnë në një truall pak a shumë të kufizuar ose që i takojnë një shtrese shoqërore të caktuar” (marrë nga fjalori shqip-shqip). Pra personi që duhet absolutisht të shmangë dialektizmat e që duhet të njohë së paku gjuhën zyrtare të atij populli që i udhëheq arsimin, duhet të jetë ministri i Arsimit. Shkurt, mësëpaku nuk duhet të flasë në dialekt… Dialekti mund t’i shkojë ministrit të “hurit”, por jo atij të Arsimit.

Është e pa mbrojtshme Besa, Sander, aq më pak me një moral të pa moral kur ju na flisni për indoktrinim…

Kush më shumë se ju, është i indoktrinuar në këtë vënd, ku nga fillorja e deri në fund të akademisë keni studiuar vetëm për doktrinën komunist-otomane-bolshevike. Globi nuk ka njohur edhe një shkollë më të indoktrinuar se atë që keni mbaruar ju, atë shkollë ku shumë nga diktatorët e botës dërguan binjaminët e tyre për tu indoktrinuar dhe ku i vetmi zanat që merrej në atë shkollë ishte për të prodhuar “jeniçer” të besuar të diktaturës.
Kush na flet për burrëri, ju z. Sandër?!

Na thoni të paktën cilën nga fytyrat zgjodhët kësaj here për të thënë që të heshtim:, atë të “policit pedofil”, “policit hajdut”, të “policit kriminel” apo të “policit drogaxhi”, bixhozxhi a kudi unë, sa fytyra keni në dollapin tuaj (e thënë nga ju “në fytyrën e çdo polici keni fytyrën time”).

Me ç’forcë z. Sandër shani një arsim ku reforma juaj e ka degraduar në këtë pikë?!
Apo tani e kuptuat që ministrja që bëri këtë reformë ishte nga ata “profesor” që kishte marrë një diplomë tek këto “universitetet kioskë”, ku Besa ishte “fatlume” që nuk ishte?!
Çfarë ti them Besës….?! Nuk mundet kurrsesi të replikoj me një injorante si ajo, gjoja minister, që nuk di të flasë dhe as të shkruajë shqip, por për t’u mbrojtur tërheq në valle “racizmin”, gjoja ajo qenka viktimë e racizmit krahinor… Në se ekziston sadopak racizëm i këtij lloji, “shqiptarucë/e” si ju të dy e shtoni edhe më shumë, me të drejtën e Zotit, sepse shqiptarët nuk meritojnë të kenë ministra si ju, aq më pak që nuk jeni absolutisht zgjedhja e tyre, por jeni një hybrid i ri i prodhimit sulltanesk të Ramës.

Në vënd që të ulni kokën e të punoni për të korrigjuar sadopak fajet që keni bërë mbi këtë popull, tashmë botërisht të kërkuara edhe nga Parlamenti Europian, ku si popull ëndërrojmë të shkojmë, ju me djallëzi anatemoni shtresën elitë shqiptare, për ta shmangur sadopak vëmendjen nga c’keni bërë, me mendimin se “e keqja më e madhe tre ditë zgjatë”.

Harrojeni këtë, sepse, nëse ka një elitë siç duhet, dhe unë jam i bindur që ka, ju dhe ç’dokush si ju do të paguaj/paguhet për cfarë ka bërë.

Mos u mundo të kërkosh ndonjë gjë për mua se as në dosjet e atëhershme të Gjeles, dhe as në të sotmet të “Gramozit”, nuk do e gjesh emrin tim, sepse me perjashtim të faktit që jam shqiptar i veriut edhe unë, por ndryshe nga ju dhe Besa, nuk mund të më gjësh dosje tjetër, veçse ato të kërkimeve shkencore, si i diplomuar dhe doktoruar në një nga 100 universitetet më të mira të botës, ku sot jam dhe pedagog i ftuar, (Universitetin e Milanos).

Një këshillë miqësore, dhe pse nuk kemi asgjë të përbashkët, veç faktit që kuptohemi shqip, përmbahuni në dekleratat sepse jeni minister i emëruar me dhunë për të ushtruar dhunë, këtë shqiptarët e kanë mësuar tashmë. Si “qytetarë”, siç mundoheni të shiteni, ju as keni qënë dhe as mund të bëheni ndonjë herë, jo për gjë por mes vasalit dhe qytetarit ka një hendek të pakalueshëm.

Në këtë rast heshtja do të kishte qënë flori kryesisht për Ju Sandër.

Por siç është e njohur që “krimineli kthehet në skenën e krimit”, Ju nuk mund të rrinit kurrsesi pa u kthyer në skenën e dhunimit, e vetmja gjë që deri më tani e keni kryer siç keni dashur, kundrejt kujtdo që mendoi apo veproi ndryshe nga sulltani juaj.

Artikulli paraprakVideo/ Goditet me grusht i prangosuri, Berisha: Janë 3 shtaza me uniformë, por emrat e tyre i mbajnë sekret 
Artikulli tjetërEkspertët e Ramës rritin sërish numrin e të prekur me Covid-19, kjo është kurba më e çuditshme në botë!