Mima: Ndërtimi dhe kazinotë pastrojnë paratë e krimit, vendi po shkon drejt skamjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima akuzoi qeverinë se po e rrit varfërinë në vend me hapa të frikshëm.
“Opozita gjithnjë kryen një punë të mirë, pasi ka krimbin e dyshimit. Kur ne kemi ikur nga pushteti kanë qenë 450 mijë vetë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor, por janë shtuar 300 mijë thotë qeveria. I bie që të ardhurat të rriteshin me gjysmat e tyre, rritja është 3-4%, pra ka tregues që të bëjnë të dyshosh. Besoj që ekonomia shqiptare është në prag recensioni, jo në prag të krize por të një stanjacioni. Kjo sjell rritje të fukarallëkut, të skamjes, e nivelit më të ulët. Varfëria po rritet me hapa të frikshëm,” tha Mima i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, .
Deputeti demokrat gjithashtu tha se qeveria po pastron paratë e krimit nëpërmjet 3 aktiviteteve:
“Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit është gati 300% tregon që ka një presion për ta rritur këtë aktivitet.
Aktiviteti i dytë janë lojrat e fatit, sot numërohen rreth 4000 por do ketë dhe të tjera që s’janë deklaruar.
Po ashtu edhe aktivitetet që qeveria përpiqet t’i largojë nga taksat. Se kështu shmangin prezencën e organeve hetues”, tha Mima.
Si parandalohet futja e parave të krimit në ekonomi?
“Duhet një shtet që nuk është njësh me mafien e krimin, por duhen njerëz që e duan vendin e tyre. Nëse drejtori i madh i një institucioni përfshihet në vjedhje e gjithëë hierarkia poshtë tij do përfshihet”.

Artikulli paraprakVarane: “Urrej të jem si Ramos!
Artikulli tjetërRaporti i Antimafias mbërrin në parlamentin italian: Shqipëria po na “mbyt” edhe me heroinë turke