Milan ndez ëndrrat e tifozëve

Milan do të kthehet në sulm verën e ardhshme për një sulmues të vërtetë. Jo si Andre Silva dhe Kalinic, dy blerjet e fundit të verës së kaluar që kanë rezultuar, të paktën deri tani, një dështim. Objektivi i “Djallit” është sulmuesi i Roma-s, Edin Dzeko. Milan-i i Gattuso-s nuk mund të varet vetëm nga Patrick Cutrone dhe për këtë arsye, klubi ka vendosur që të sigurojë një qendërsulmues të mirëfilltë për sezonin e ardhshëm. Boshnjaku duket zgjedhja e duhur, si në aspektin taktik edhe në atë ekonomik. Roma ka provuar ta shesë në çdo mënyrë të mundshme gjatë merkatos së janarit, duke konfirmuar se nuk beson më tek ish-lojtari i City-it dhe mund të jetë e gatshme të pranojë ofertën e Milan. Në fakt, nuk flitet më për 50 milionë eurot që verdhekuqtë i kërkuan Chelsea-it në janar, sepse kuqezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes një investim kaq të rëndësishëm. Kështu, operacioni mund të finalizohet me sukses për 20/25 milionë euro.

Artikulli paraprakConte: Ndryshimi i modulit do të ishte një vetëvrasje
Artikulli tjetërKondogbia: Interi në kaos