Meta u përgjigjet gazetarëve a do ta dekretojë paketën “antishpifje”: Në kohën e duhur, frika ime reale është…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të gazetarëve pas përfundimit të konferencës të organizuar nga Avokati i Popullit.

I pyetur nëse do ta firmosë paketën ‘Anti Shpifje’ të miratuar së fundmi nga Kuvendi për rregullimin e medias online, Meta është shprehur se:“Përgjigja institucionale do vijë në kohën e duhur dhe e argumentuar si gjithmonë”.

Gjithashtu presidenti është ndalur dhe tek menaxhimi i situatës pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Kërkohet një angazhim shumë i fortë i brendshëm dhe i jashtëm për të përballuar të gjitha ato pasoja të mëdha, këto janë pasoja që do paguhen nga taksapaguesi shqiptar. Shqetësimi im më i madh është një tërmet më i madh, që lidhet me hemorragjinë ose atë që unë e quaj pa frikë shpopullim. Ishte tronditëse për mua të lexoja statistikat të cilat tregonin qartë rritje shqetësuese prej 16 për qind nga janari-tetori të kërkesave për azil krahasuar me një vit më parë. Përqindje disa herë më e lartë krahasuar për banor me Serbinë.

Këto duhet të na bëjë të reflektojmë rreth këtij konflikti skizofrenik, por dhe vetë shqiptarët ti thërrasin mendjes, se mund të ikin në gjithë botën, por do të humbasin përgjithmonë atdheun e tyre.

Shpresoj që ky fundviti dhe ky tërmeti me shumë pasoja na mësoi që më e rëndësishme është jeta dhe shëndeti e dashuria për njëri tjetrin të na ndihmojë për reflektim për një politikë të re që garanton një qeverisje llogaruidhënëse”, tha Meta.

Artikulli paraprakKiE reagon sërish kundër “paketës Rama” të censurës: Ligj kundër standardeve të BE
Artikulli tjetërSenati konfirmoi Yuri Kim si ambasadore të SHBA, brenda janarit vjen në Tiranë