Mesi kundër Ramës: Nuk do të ketë emërime drejtorësh në Shkodër nga Doshi, Sterkaj apo Harusha

Deputetja Senida Mesi, ish-zv.kryeministres, ka reaguar lidhur me situatën në Shkodër dhe përplasjet mes socialistëve për emërimet e drejtorëve.

Mesi shprehet se nuk ka më vendosje drejtuesish kush paguan çmimin më të lartë.

“Akuzat që dëgjoj lart e poshtë me tendera dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimi më të lartë. Ta harrojë që do jetë një drejtor i emëruar kush ofron çmimin më të lartë. Dhet të jetë një drejtor që ofron cilësinë më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe të dijë të administrojë insititucioneve”, tha Mesi për Report TV.

Duke shprehur besimin te Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, Mesi thekson se për të garantuar këto elemente që po të them, duhen më të mirët nga ata që kanë aplikuar për tu emëruar dhe të garantohet që procesi të jetë transparent, për të marrë vendimin më të mirë.

“Nuk mund të emërohet ai që do Senida, Paulini, as Luani (Harusha)”, shtoi Mesi.

Deputetja e PS tregoi që për herë të parë në këtë qytet do të kontribuojnë edhe intelektualët që deri më sot ishin përkushtuar privatisht, por më parë duhet të kalojnë fazën e përzgjedhjes.

“Në lidhje me procesin aktual për emërimin e drejtorëve, është bërë një proces sikurse e kemi deklaruar ku është ngritur një komision qytetarë për të thithur sa më shumë kandidatë. Aktualisht kemi një mori aplikimesh që unë jam e lumtur që një pjesë e individëve, intelektualëve shkodranë që nuk kanë qenë të përfshirë në jetën publike por në institucione private kanë shprehur interesin për të aplikuar dhe për të qenë drejtues në këto institucione. Është një proces normal, ku është në dorën e ministrive për të vlerësuar kandidaturat dhe për të bërë procesin e vlerësimit”, shprehet ajo.

Nesër Rama do të mbledhë në selinë e PS, deputetët dhe drejtuesit socialistë në Shkodër për të diskutuar mbi situatën e krijuar dhe përplasjet lidhur me emërimet e drejtorëve.

Artikulli paraprakKatastrofë!
Artikulli tjetërGjykata Administrative rrëzon Veliajn: Gjobat ndaj PD për tubimet janë të paligjshme!